Bypass-i Vlorës

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, Drejtori i ARRSH-së Ergys Verdho dhe Kryetari i Bashkisë Vlorë Dritan Leli panë nga afër ecurinë e punimeve në  Bypass-in e Vlorës, i cili po merr çdo ditë e më shumë formë duke u kthyer në një realitet, që shumë shpejt do jetë i prekshëm për të gjithë.Në kilometrat e parë të kësaj vepre ka nisur hedhja e shtresave të asfaltit dhe deri në fund të muajit korrik 11.5 kilometra të këtij aksi do të jenë të asfaltuara. Paralelisht po vijon puna me ritme të larta edhe në pjesën tjetër të këtij segmenti, përfshi edhe ndërtimin e veprave të artit.
Puna po ecën me ritme të larta në këtë vepër kaq të rëndësishme jo vetëm për Vlorën, por për gjithë jugun në tërësi, e cila do të lehtësojë ndjeshëm aksesin drejt bregdetit.