Hapet Bypass-i i Tepelenës

Bypass-i iTepelenës, një tjetër nyje e rëndësishme e infrastrukturës rrugore në vend, është tashmë e hapur për qarkullimin e automjeteve duke lehtësuar në këtë mënyrë lëvizjen drejt jugut.

Kryeministri Edi Rama, Ministrja Belinda Balluku së bashku me drejtorin e ARRSH-së Ergys Verdho, kryetarin e Bashkisë së Tepelenës dhe deputeten e zonës, inspektuan punimet e realizuara në këtë vepër, ku për herë të parë në Shqipëri është bërë i mundur ndërtimi i një korsie e gjitha konsol.
Bypass-i i Tepelenës nuk është vetëm një vepër e rëndësishme infrastrukturore, projekti përfshin ndërhyrjet rehabilituese në skarpatet e kalasë së Ali Pashë Tepelenës dhe urës së vjetër me harqe duke ruajtur arkitekturën e saj, si dhe krijimin e një hapësirë të re lëvizëse për këmbësorët, për të shijuar panoramën që ofron “Ballkoni i Jugut”, siç e quajnë tashmë vendasit.