Takimi me Publikun për prezantimin e Projektit të Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate

 

Takimi me Publikun për prezantimin e Projektit të Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate

 

Me datë 11 Maj në qytetin e Vlorës, në prani të Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë Z. Damian Gjiknuri dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar Z.Afrim Qëndro u mbajt takimi me Publikun për prezantimin e Projektit të Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate për kontratën D.

Në këtë kontratë përfshihen këto segmente rrugore:

  1. Mallakastër – Kakavijë
  2. Fier – Kufi Tepelenë
  3. Tepelenë – Vlorë
  4. Pusi i Mesinit – Sarandë
  5. Levan – Vlorë
  6. Shkozet – Plepa
  7. Ura e Kranesë – Konispol
  8. Sarandë – K/Qafë Muzinë

Në total, kontrata D përfshin mirëmbajtjen e350.66 km për një periudhë kohore 5 vjecare.

Objektivat e projektit jane:

  1. Të ruaje kushtet e rrjetit të rrugëve parësore dhe parësore-dytësore me anë të mirëmbajtjes periodike dhe rutinë
  2. Te përmisojë sigurinë e rrjetit rrugor
  3. Të fuqizoje praktikat e qëndrueshme dhe efikase të menaxhimit të aseteve rrugore e të sigurisë në përfitim të rrugës

 

Laç – Llogaridhënia Publike

Me datë 8 Maj në qytetin e Laçit u mbajt takimi i rradhës i llogaridhënies publike të kryesura nga Kryeministri i Shqipërisë Z. Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Lindita Nikolli, Zv. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Z. Artan Shkreli, Znj. Elisa Spiropali dhe Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar Z. Afrim Qëndro.

Gjatë fjalës së tij,  Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Z. Afrim Qëndro prezantoi realizimin e katër projekteve të cilët pritet të përfundojnë brenda këtij viti dhe që ndikojnë pozitivisht në sigurine rrugore, në lehtësimin e qarkullimit të përdoruesve të rrugëve dhe përmirësimin e jetesës të banorëve të zonës përreth dhe jo vetëm.

Objektet që parashikohen të mbyllen brenda këtij viti janë:

  1. Ndërtim nyja lidhëse e rrugës Milot-Lezhë, Rrëshen, Thumanë, kontratë që është lidhur në vitin 2011
  2. Përmisimi i shtresave rrugore dhe i sinjalistikës segmenti Fushë Krujë – Thumanë (shtesë punimesh), kontratë e lidhur në vitin 2017
  3. Ndërtim Mbrojtja nga lumi km 9+500 rruga e Re Milot – Skuraj, kontrata e së cilës është lidhur në vitin 2017
  4. Ndërtim rruga Milot-F.Krujë (dublim i superstradës) Loti 3 (sinjalistikë rrugore) kontrata e së cilës është lidhur në korrik të 2010

Gjithashtu gjatë vitit 2018 nga Autoriteti Rrugor Shqiptar pritet të filloje zbatimi i tre projekteve:

  1. Përfundim i Punimeve të mbetura dhe plotësimi me rrugë dytësore nyja Milot
  2. Vendosja e mbikalimeve në segmentin rrugor Thumanë – Milot dhe Kukës – Morinë
  3. Qarku Lezhë është përfitues edhe nga ivestimi: Përmisimi, rifreskimi i sinjalistikës vertikale/horizontale në akset kombëtare dhe përmisim të sigurisë rrugore në akset e rajonit Verior.

DËGJESË PUBLIKE PER BUXHETIN E VITIT 2018 PËR INFRASTRUKTURËN

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë organizoi një dëgjesë publike me grupet e interesit për Buxhetin e Shtetit 2018 referuar infrastrukturës. Në këtë aktivitet mori pjesë Kryeministri Edi Rama, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri dhe Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Sonila Qato. Qeveria shqiptare këtë vit ka vendosur të shtojë me mbi 42% nivelin e financimit për infrastrukturën rrugore. Ministri Gjiknuri gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim theksoi se në fokusin e qeverisë do të kenë përparësi projektet e filluara dhe sidomos ato që kanë të bëjmë me akset dhe me nyjet kryesore kombëtare. “Me buxhetin e vitit tjetër ne do të bëjmë të mundur mbylljen e të gjithë kantiereve të hapur, fatkeqësisht të filluar shumë kohë më parë dhe asnjëherë të financuara siç duhet dhe vazhdimin e projekteve të tjera strategjike që lidhen me zhvillimin e  turizmit dhe zhvillimin e ekonomisë. Qoftë Lin-Pogradec, qoftë pjesa Kukës-Morinë apo projektet e tjera që kanë ngelur ne mes, përfshirë edhe dy byspasset i Vlorës dhe i Fierit, projekte jashtëzakonisht të rëndësishme që fatkeqësisht kanë marrë shumë kohë edhe për shkak të kontraktimeve jo të duhura të bëra shumë vite më parë, por që praktikisht po i vuajnë sot të gjithë shqiptarët”, theksoi Ministri.

Gjiknuri është ndalur në disa projekte konkrete, ku ndër të tjera përmendi vazhdimin e lotit të dytë të rrugës Korçë-Ersekë. “Do të vazhdojmë me procedurat për hapjen e bypassin e Tepelenës, duke përfunduar plotësisht të gjitha këtë segment, pra nga Levani deri në pjesën fundore të jugut. Do të vazhdojmë me hapjen e procedurave të reja për unazën dhe prioritet do ti japim nyjes nga shkolla industriale deri tek sheshi shqiponja, e cila pas segmentit tashmë të përfunduar që vjen nga TEG-u dhe del deri tek shkolla industriale meriton një ndërhyrje serioze në mënyrë që të lehtësohet trafiku dhe trafiku të shkojë në Durrës. Edhe këtu do të jetë një financim kryesisht i qeverisë shqiptare nga fondet e Buxhetit të Shtetit. Do të vazhdojmë me lotin e dytë të Korçë-Ersekë, duke lidhur përfundimisht edhe bashkinë në fjalë me një rrjet modern rrugor, duke e bërë pjesë e rrjetit kombëtar të ri rrugor”, u shpreh Gjiknuri ndërsa shtoi se edhe Korridori Adriatiko-Jonian do të marrë përparësi

Lirimi I nyjeve dhe hapësirave në akset kryesore kombëtare nga aktivitetet civile/ekonomike pa leje; heqja e tabelave dhe reklamave të vendosura në kundërshtim me ligjin në akset kombëtare në të gjithë vendin

Në zbatim të Urdhërit të përbashkët të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrit të Brendshëm nr.138, datë 21.09.2017, “Përmarrjen e masave dhe bashkërendimin e veprimtarisë gjatë procesit të pastrimit e disiplinimit të akseve kryesore rrugore”.

Nga ana Autoritetit Rrugor Shqiptarë janë ngritur grupet e punës për evidentimin, fotografimin e përcaktimin e gjendjes tekniko – juridike e të gjithë objekteve në anë të rrugëve kombëtare

 

Shkarkoje ne PDFAksi Lezhë – Hani Hotit