Aksi rrugor Elbasan-Banjë i shtohet listës së segmenteve rrugore të rehabilituar plotësisht dhe që përmbush të gjithë parametrat e nevojshëm të sigurisë rrugore.

Aksi rrugor Elbasan-Banjë i shtohet listës së segmenteve rrugore të rehabilituar plotësisht dhe që përmbush të gjithë parametrat e nevojshëm të sigurisë rrugore.
Kryeministri Edi Rama, Ministrja Belinda Balluku, Drejtori i ARRSH-së Ergys Verdho dhe Taulant Balla , inspektuan përfundimin e rehabilitimit të lotit 3 të aksit Elbasan-Banjë, një segment rrugor i cili u vjen në ndihmë kryesisht ‍fermerëve të kësaj zone, për të pasur më të lehtë aksesin për tregtimin e produkteve të tyre, por edhe për vizitorët të cilët ndjekin turizmin agrikulturor. Për herë të parë, në këtë segment rrugor aplikuam shtresat asfaltike të përgatitura me pluhur gome (riciklim i gomave të përdorura), një provë e kaluar me sukses. Do të vijojmë me investimet për të përmirësuar infrastrukturën, me qëllim krijimin e sa më shumë lehtësirave për të gjithë qytetarët në zonat ku ata jetojnë.